VIDEO/ Stadiumi i Atalantës zbardhet i gjithi nga dëbora, shtyhet ndeshja vendimtare kundër Vijarealit

Dueli vendimtar mes Atalantës dhe Vijarealit është shtyrë për ditën e nesërme. Shkak për një vendim të tillë janë bërë reshjet e rënduara të dëborës. Fusha e stadiumit në Bergamo ishte e zbardhur e gjitha nga bora, duke e bërë të pamundur zhvillimin e një sfide futbolli.

Zikaltrit e Gasperinit do të luajnë kundër Vijarealit shansin e fundit për kualifikim, pasi nga kjo përballje vjen edhe bileta për në fazën e 1/16-ve. Vijareal momentalisht ndodhet në vendin e dytë të renditjes dhe i mjafton të paktën një barazim për të kaluar më tej. Në krahun tjetër Atalantës i bën punë vetëm fitorja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *