Çfarë sakrifice/ Luajti për 60 minuta me nofull të thyer, mbrojtësi i Atletikos shpërtheu në lot pas kualifikimit

Pasioni shpesh shtyn lojtarët të tejkalojnë edhe limitet e tyre dhe Sime Vrsaljko është shembulli i qartë. Mbrojtësi kroat ka treguar karakter në ndeshjen e djeshme kundër Portos, ku loja e tij pozitive merr një vlerë edhe më të madhe pas shpirtit të sakrificës që tregoi në fushën e lojës. Për afërsisht 60 minuta Vrsaljko ka luajtur me nofull të thyer.

Lojtari i Atletikos së Madridit ka përtypur dhimbjet dhe ka qendruar në fushë deri në sekondën e fundit për të ndihmuar kështu skuadrën të sigurojë kualifikimin. Lotët në fund të sfidës me Porton janë krejtësisht për drejta për Vrsaljko-n, që vërtetoi se sa shumë është i aftë të sakrifikojë për ekipin e tij. Kroati do i nënshtrohet operimit në ditët e ardhshme, duke humbur kështu derbin me Realin e Madridit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online