VIDEO/ Sprinti i frikshëm dhe asisti i Klaus Gjasulës, lë shenjë me 6 minuta

Klaus Gjasula u aktivizua vetëm në minutën e 84 të takimit me Hamburgun ndaj Wurzburger Kickers. Ndeshja përfundoi në shifrat 3-1 dhe mesfushori shqiptar lë shenjën e tij në minutat shtesë.

Kur rezultati ishte 2-1 për Hamburgun, ekipi kundërshtar po sulmonte edhe me portierin në një goditje këndi. Atje Gjasula nis një sprint të frikshëm për të përfunduar në zonën kundërshtare dhe për të ndihmuar në vulosjen përfundimtare të ndeshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *