Thomas Strakosha më shumë në stol, trajneri i Lacios e thotë qartë: Pepe Reina na ndihmon për rotacionin

0

Presioni ka nisur për Thomas Strakoshan që ndryshe nga sezoni i kaluar nuk e ka më vendin e titullarit të sigurtë te Lacio. Pepe Reina është gati që ta zëvendësojë menjëherë nëse gardiani shqiptar shfaq pasiguri në Seria A, ashtu siç bëri edhe në mbrëmjen e djeshme ndaj Bolonjës ku u fitua në shifrat 2-1.

Megjithatë për këtë rast trajneri Inzagi u shpreh se bëhej fjalë vetëm për një zgjedhje që do t’i jepte më shumë pushim Strakoshës. Në intervistën pas ndeshjes së fituar kundër Bolonjës, Inzagi nuk la pa komentuar edhe pjesën e portierëve: “Pepe Reina është shumë i rëndësishëm brenda dhe jashtë fushës. Do të na ndihmojë shumë me rotacionin. Jam me fat që kam dy portierë të mëdhenj në dispozicion”, tha Inzagi. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.