“Superiorja fillon javën tjetër”, Gjici bën llogaritë: Kukësi për titull kampion, jemi shumë më mirë

Safet Gjici ka dhënë mendimin e tij sa i përket situatës së fundit që po përjeton futbolli shqiptar. Megjithëse duket shumë pranë zgjidhjes së problemit mes Ligës dhe Qeverisë, ende nuk është dhënë përgjigja përfundimtare që do të sillte njëkohësisht edhe një datë zyrtare për rinisjen e Superiores.

I pranishëm në “Fan Zone” që transmetohet në “Supersport”, presidenti i Kukësit është shprehur se kampionati do të fillojë në javën e ardhshme. Ndërsa duke bërë llogaritë e këtij sezoni të ri edhe njëherë tjetër për verilindorët vendoset objektivi për të synuar titullin kampion.

“Nuk ka rëndësi se kush takohet për zgjidhjen e problemit. Me sa di unë, Duka nuk ka qenë pro bojkotit. Të shkonte Kokëdhima të takonte kryeministrin!? Mendoj se takimi ishte i vlefshëm dhe futbolli do të rikthehet shpejt. Besoj se duhet të presim edhe pak dhe qeveria do të vendosë. Këto gjëra nuk bëhen aq shpejt. Nuk bëhet zgjidhja me një takim. Edhe qeveria i ka ekspertët e vet. Mendoj se takimi mes Dukës dhe Ramës ishte për zgjidhjen e kërkesave. Tani janë vetëm detaje teknike për t’u hedhur në letër.

Nisja e Superiores? Besoj që javën tjetër do të fillojë kampionati. Ky është mendimi im. Them se është humbje e madhe të vazhdojë bojkoti. Është dhënë një premtim nga qeveria. Gjërat kanë evoluar dhe besoj se nuk bëhet shaka me këtë takimin e fundit. Sezoni i ri? Në letër shikojmë se Kukësi tani është shumë herë më i mirë sesa ka qenë më përpara. Kukësi nuk e ndryshon objektivin e vet, që është titulli kampion”, u shpreh Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online