VIDEO/ Rroca asist dhe Abazaj gol, te Istanbulspori i falen dy ish-ëve të Kukësit

0

Kristal Abazaj dhe Eduart Rroca po shkëlqejnë në aventurën e re me Istanbulsporin. Liga e Dytë turke rezultoi zgjedhja e duhur në karrierën e tyre, teksa janë përshtatur mjaft mirë me ekipin dhe kampionatin e diçka e tillë po shihet qartë në fushën e lojës. Skuadra nga Stambolli i falet dy ish-ëve të Kukësit, të cilët e kanë bërë sërish veten protagonistë.

Kristal Abazaj hapi serinë e golave në ndeshjen e sotme, që Istanbulspor fitoi me shifrat 3-0 kundër Eskisehirsporit. Më pas gjurmë do të linte edhe Rroca, i cili në minutën e 63-të jep një asist për Diouf, që e ndal topin në rrjetë për të dytën herë. Istanbulspor mban vendin e dytë në renditje deri në këto momente dhe duket se dy ish-futbollitët e Superiores do të jenë një ndihmë e madhe për të përmbushur objektivin e ngjitjes në elitë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.