VIDEO/ Spektakli kalon nga Katari në Angli! City dhe Liverpool-i i kthehen aksionit me një ndeshje emocionuese, “qytetarët” sigurojnë kualifikimin

Kupa e Botës përfundoi më 18 dhjetor në Doha, por jo magjia e futbollit. Spektakli është zhvendosur nga Katari në vendin ku edhe ka lindur futbolli, në Angli. Në ishull i janë kthyer përsëri aksionit në fushën e gjelbër me një përballje titanësh mes Manchester City-t dhe Liverpool-it. Një ndeshje tejet emocionuese që ka ofruar 5 gola dhe mjaft raste për shënim.

Goli i parë është shënuar nga Erling Haaland-i në minutën e 10 të takimit, ndërsa në të 20-n Carvalho kthen përsëri rezultatin në balancë. Pjesa e parë mbyllet 1-1, ndërsa e dyta nis menjëherë me gola. Në minutën e 47 Mahrezi tund rrjetën e Liverpool-it, por vetëm një minutë më vonë Salah kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë. Por fitorja do të shkonte për Manchester City-n, që shkund rrjetën në minutën e 58 me anë të një goli të shënuar me kokë nga Ake. Ndeshja përfundon me rezultatin 3-2 për “qytetarët“, që kualifikohen në fazën tjetër të Carabao Cup./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online