Kupa e Botës përfundoi më 18 dhjetor në Doha, por jo magjia e futbollit. Spektakli është zhvendosur nga Katari në vendin ku edhe ka lindur futbolli, në Angli. Në ishull i janë kthyer përsëri aksionit në fushën e gjelbër me një përballje titanësh mes Manchester City-t dhe Liverpool-it. Një ndeshje tejet emocionuese që ka ofruar 5 gola dhe mjaft raste për shënim.
Goli i parë është shënuar nga Erling Haaland-i në minutën e 10 të takimit, ndërsa në të 20-n Carvalho kthen përsëri rezultatin në balancë. Pjesa e parë mbyllet 1-1, ndërsa e dyta nis menjëherë me gola. Në minutën e 47 Mahrezi tund rrjetën e Liverpool-it, por vetëm një minutë më vonë Salah kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë. Por fitorja do të shkonte për Manchester City-n, që shkund rrjetën në minutën e 58 me anë të një goli të shënuar me kokë nga Ake. Ndeshja përfundon me rezultatin 3-2 për “qytetarët“, që kualifikohen në fazën tjetër të Carabao Cup./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ake goal pic.twitter.com/1OeLEx1Ehj
— Skirk. (@SkirkFTBL) December 22, 2022