Brazili u përballë kundër Kolumbisë në mbrëmjen e djeshme, teksa kjo ndeshje ishte e vleshme për “Copa America”. Goli i parë në këtë ndeshje ka tërhequr vëmednje të madhe edhe në rrjetet sociale.
Luis Diaz, futbollisti i Portos, do të shpaloste perlën nga repertori i tij. Goditja e ardhur me “gjysmë-rroveshat” do të ndalej në cepin e rrjetës pas krosimit të bukur që erdhi nga Kuadrado në krahun e djathtë. /Sport Ekspres/