VIDEO/ Spektakli i ofruar nga sulmuesi, shihni tunelin që Armando Broja i bëri Fabinhos

Armando Broja ka luajtur për 90 minuta të plota në përballjen mes Liverpulit dhe Southampton. Ekipi i drejtuar nga ana e Klop arriti që të fitonte me shifrat 4-0. Sa i përket sulmuesit shqiptar, ka pasur paraqitje më të mirë sesa dy sulmuesit e tjerë të Southampton, Armstrong dhe Che Adams.

Shansi i artë i Brojës ishte në minutën e 24 atje ku pasi iu shkëput bukur kundërshtarit, do të ndalej nga Alison. Në të dytën Broja nuk është shërbyer në të paktën dy raste nga Armstrong, që me egoizmin e tij i ka hequr mundësinë e artë futbollistit shqiptar për të shënuar. Në fund pati edhe një tunel të bukur të Brojës karshi Fabinhos.

Pavarësisht se nuk arriti të shënonte, padyshim që sulmuesi e tregoi edhe në ditën e sotme se edhe me kaq pak arrin të kalojë të gjithë sulmuesit e tjerë shqiptarë. Fundja, në dy përballje kundër Anglisë, askush prej nesh nuk pa qoftë edhe një driblim të vetëm të sulmuesve shqiptarë ndaj mbrojtësave anglezë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *