VIDEO/ Pas Kukësit “transformohet” edhe Tirana në Korçë, Skënderbeu merr tjetër pikë ndaj pretendentëve për titull

Skënderbeu-Tirana 0-0

Në orën 16:45 është zhvilluar ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës. Korçarët kanë marrë një pikë me shumë vlera duke ndalur bardheblutë në barazimin pa gola. Pas fitores së arritur në shtëpi ndaj Kukësi, duke e transformuar për herë të parë ekipin e Longos, Skënderbeu i Memellit ia doli që të uli ndjeshëm ritmin e Tiranës.

Pjesa e parë ishte për t’u harruar nga të dy skuadrat, që nuk kishin mundësi shënimi. Në të dytën kishte një ritëm disi më të lartë sesa në të parën, por nuk ishte kjo ndeshja më e bukur që mund të dhurohej për shikuesit. Një moment shumë i kontestuar ishte në minutën e 84 ku është kërkuar penallti për prekje të topit me dorë nga Zguros, i kërkuar me shumë forcë nga Ngo, por arbitri vijoi rregullisht lojën. /Sport Ekspres/

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Vitija, Zhan Viktor, Moraes, Mara, Nikaj, Meksi, Dumfur, Sadriu, Mensah

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Zhivanaj, Hoxhallari, Ismajlgeci, Hoti, Toli, Limaj, Seferi, Ngo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online