VIDEO/ Spektakël që vetëm Champions-i di ta ofrojë, dy gola brenda dy minutave në Atletico-Inter

Pjesa e parë e ndeshjes Atletico Madrid – Inter ka përfunduar në baraspeshë 1-1. Një 45 minutësh i parë mjaft i bukur, që ka argëtuar më së miri tifozët e pranishëm në stadium, por edhe ata që e ndjekin nga ekrani i televizorit. Atletico-Inter ka ofruar spektakël që vetëm Champions-i di ta dhurojë.

Dimarco zhbllokoi rezultatin në minutën e 33-të, por festa zgjati fare pak. Vetëm dy minuta më vonë, Griezmann-i shkundi rrjetën dhe ndezi atmosferën në “Ëanda Metropolitano”. Ritmi i lojës ishte e lartë dhe i tillë pritet të jetë edhe në 45 minutat e dyta të ndeshjes. Mbetet për t’u parë se cili ekip do të sigurojë një vend për në çerekfinale të Champions League-s në fund të kësaj përballjeje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/