VIDEO/ Southampton feston si të ketë fituar, Broja krijon panik me shpejtësinë e tij dhe shtylla i mohon golin

Southampton-i ka barazuar me rezultatin 1-1 kundër Manchester City-n. Një barazim ky që te bardhekuqtë është festuar si të ishte një fitore. Armando Broja ka treguar se di të matet edhe me klubet e mëdha të Premier League-s.

Në pjesën e parë sulmuesi shqiptar tundi rrjetën e “qytetarëve“, por centimetrat i mohuan festën pasi anësori kishte ngritur flamurin për pozicion jashtë loje. Por shpejtësia e tij shkaktoi panik në ekipin e Guardiolës. Broja nis menjëherë vrapin e tij dhe futet mes dy mbrojtësave kundërshtarë, duke depërtuar kështu në zonë, ku një devijim i vogël e dërgon topin në goditje nga këndi.

Gjatë ekzekutimit të saj talenti i Kombëtares kuqezi flirton përsëri me golin, por topi ndalet në shtyllë. Megjithatë 20-vjeçari nuk i shpëton përgjegjësive, teksa në momentin e golit të Manchester City-t gabon duke pretenduar për pozicion jashtë loje dhe duke mos ndjekur topin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online