VIDEO/ Sota imiton Suarezin me kartonin e kuq kundër Teutës, konvertimi në portier nuk i sjell fatin e Uruguajit

Eljon Sota ka harruar rolin e tij si mbrojtës dhe për një moment është kthyer në portier për skuadrën e tij. Mbrojtësi 23-vjeçar ka devijuar topin me dorën e tij të ngritur në ajër, duke u ndëshkuar kështu me karton të kuq. Një gjest ky që të kthen prapa në kohë, në Botërorin e vitit 2010, atje ku Suarez do të vepronte po njësoj.

Megjithatë imitimi i sulmuesit uruguajan duke u konvertuar për një moment në portier nuk i sjell Apolonisë të njëjtin fat si Uruguajit. Pas asaj prekje me dorë nga Suarez, gardiani i Kombëtares nga Amerika e Jugut do të priste 11 metërshin, ndërsa Uruguaji në fund do të dilte me fitore kundër Ganës.

Por e kundërta ndodhi në Durrës. Apolonia pëson golin e katërt nga kjo penallti, ndërsa deri në përfundimin e takimit do të vinin edhe 2 gola të tjerë. Jo vetëm që nuk ajo prekje me dorë nuk mundi t‘i shpëtonte golin e katërt fierakëve, por e përkeqësoi më tepër gjendjen e tyre, sidomos kur ndodheshin me dy lojtarë më pak në fushë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *