VIDEO/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi ia marrin këngës pas fitores me Konyaspor: Thërret Prizreni mori Shkodër

Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi kanë mbyllur një pasdite fantastike me javën e parë të kampionatit turk. Konyaspor arriti që të fitonte në transfertën e vështirë të Sivaspor me shifrat 0-1. Autori i golit ishte sulmuesi shqiptar që ia doli të tundte rrjetën në minutën e fundit. Gjithashtu edhe Çekiçi ka debutuar në këtë përballje, duke luajtur për 90 minuta të plota.

Ndeshja e parë e Çekiçit meriton gjithë komplimentet pasi po vraponte dhe shihej kudo në fushën e blertë, në të dy krahët e saj për të ndihmuar së tepërmi edhe mbrojtjen. Pas një ndeshje të lodhshme, Cikalleshi dhe Çekiçi e kanë mbyllur ditën duke kënduar: “Thërret Prizreni mori Shkodër”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online