Girona është padyshim ekipi që po çudit Spanjën këtë sezon. Skuadra katalanase udhëheq La Liga-n pas 20 javëve të zhvilluara në kampionat. Një ecuri fantastike që po vazhdon në të njëjtën mënyrë edhe në Kupën e Mbretit. Girona ka siguruar sot biletën për në çerekfinale, teksa ka mposhtur me shifrat 3-1 ekipi ku aktivizohet Ivan Balliu, Rayo Vallecano-n.
Fati i ndeshjes u përcaktua që në 36 minutat e para të saj. Stuani tundi dy herë rrjetën, përkatësisht në minutën e 15 dhe më pas me penallti në të 19-n. Ndërkaq, në minutën e 26, Blindi i dërgoi shifrat në 3-0. Nteka u kundërpërgjigj vetëm 10 minuta më vonë, por goli i tij nuk mundi të sillte asnjë ndryshim në fatin e këtij takimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Goal: Daley Blind | Girona 3-0 Rayo Vallecano | ?? Portupic.twitter.com/Co67SePfCn
— FootColic ?? (@FootColic) January 17, 2024