Për momentin ka vendosur që të pushojë pak dhe të mos jetë më në drejtim të një ekipi, por kurrsesi të heqi dorë nga kontributi në futbollin shqiptar. Skënder Gega kthehet, këtë herë ndryshe. Sport Ekspres mëson se trajneri i njohur në vendin tonë do të nis një mision të ri me Podkast. Ideja e krijimit të këtij bashkëbisedimi dhe e drejtimit do të jetë nga Skënder Gega.
Nga ana tjetër të ftuar do të jenë figurat e njohura që e kanë vendosur një tullë në shtëpinë e futbollit shqiptar. Koha e analizës dhe debati i sajuar nuk ka rëndësi, prioriteti do të jetë shikuesi që të ushqehet shëndetshëm me informacionet rreth sportit shqiptar.
Në një projekt dhe ide ndryshe Gega ngjall shumë kuriozitet dhe padyshim që e gjitha kjo nismë e re do të pritet mirë audienca. Ata do të kenë mundësi të dëgjojnë analiza të detajuara dhe nga figura të shquara të futbollit shqiptar. Nuk ka frikë nga sfidat e së ardhmes, por deri atëherë, trajnerin do ta shohim në drejtimin e një emisioni në Podkast