VIDEO/ Skena tronditëse në ndeshjen e La Liga-s, portieri i Getafes bie në tokë dhe përfundon pa ndjenja

Ndeshja e javës së fundit të La Liga-s mes Getafe dhe Mallorca ka parë skena tronditëse që po bëjnë xhiron e botës. Ishte minuta e 74-të kur portieri i Getafes, David Soria dhe golashënuesi i Mallorcda, Kyle Larin, u përplasën ashpër.

Davidi ka rënë në tokë, pas së cilës ka mbetur i shtrirë i palëvizur dhe menjëherë i është ofruar ndihma mjekësore. Në momentin kur portieri ka dalë nga fusha ka marrë gjithë duartrokitjen e publikut. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/