Në ndeshjen e mbetur të javës së 20-të të Serisë A, Bologna mposhti 2:1 Interin dhe ia vështirësoi shumë punën klubit nga Milano në lu.ftën për Scudetton. Lojtarët e Bologna kanë luajtur kundër Interit si të ishte një finale. Ata prej kohësh ia kanë kushtuar të gjitha ndeshjet trajnerit të tyre Siniša Mihajlovi?, i cili nuk mund t’i udhëheqë për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
53-vjeçarit i është rikthyer leucemia. Për shkak të kësaj, ai u vendos në një spital në Bolonja, por ai po e ndjek shumë me vëmendje ekipin. Mëngjesin e sotëm nën dritare e priste një surprizë e këndshme. Lojtarët e Bolonjës dolën para spitalit dhe nisën të këndonin për Mihajlovic, me emocionet e mëdha dhe festën sikur të ishte fituar Seria A. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
La forza del gruppo ???
La squadra riabbraccia Sinisa ? pic.twitter.com/GgkyaJTnjU— DAZN Italia (@DAZN_IT) April 28, 2022