VIDEO/ Skena të rralla në Premier League, trajneri i Strakoshës zihet me kundërshtarët

Brentfordi ka fituar pastër 2-0 kundër Brighton-it. Vendasit udhëhiqnin edhe gjatë pjesës së parë, epërsia në rezultat nuk është përkthyer me qetësi në fushën e lojës. Kur po numëroheshin sekondat e fundit të fraksionit të parë të lojës, pranë vijës anësore ofrohen pamje të rralla në Premier League.

Njëri prej lojtarëve të Brighton-it përplaset me Thomas Frank-un, i cili ka reaguar duke i kërkuar llogari. Kaq ka mjaftuar që kaosi të përfshinte të dyja skuadrat, teksa më pas pati edhe një përballje mes dy trajnerëve. De Zerbi shkon të ballafaqohet me kolegun e tij, por më pas janë lojtarët ata që shmangin një konfrontim mes tij dhe trajnerit të Thomas Strakoshës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online