VIDEO/ Duke bërë shqiponjën pranë forcave të rendit të Serbisë, Blendi Fevziu ndan pamjet e rralla nga ambinetet e brendshme të stadiumit

Sot 8 vite më parë ndodhi një nga ngjarjet më shenjuese në historinë e Kombëtares shqiptare. Për herë të parë në histori, kuqezinjtë u përballën me Serbinë në një ndeshje e cila në fund vetëm futboll nuk prodhoi. Mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit u valëvit flamuri me simbolet tona kombëtare dhe kaq mjaftoi që në fushë të mbizotëronte kaosi. Tifozët serbë mësyjnë në fushë, duke ushtruar edhe dhunë ndaj lojtarëve të Shqipërisë.

Blendi Fevziu ishte i pranishëm në ambientet e stadiumit atë natë dhe ka sjellë për publikun pamje që nuk janë parë më herët. Gazetari i njohur shqiptar ka treguar gjendjen në ambientet e brendshme të stadiumit, ku gjendej bashkë me kolegë të tjerë, ndërsa pas tyre qendronin edhe forcat e rendit të Serbisë. Në video shihet që disa prej të pranishmëve bëjnë simbolin e shqiponjës me duar, ndërsa në fund shihet edhe nëna e Andi Lilës, e cila ishte e shqetësuar për të birin.

“14 Tetor 2014. Kjo video e papublikuar më parë është bërë atë natë me stadiumin e Partizanit të Beogradit. Pak minuta më parë droni me simbolet kombëtare shqiptare kishte fluturuar mbi stadium dhe për siguri, tifozët e paktë shqiptarë u detyruan të futen brenda. Janë xhirime të tensionuara. Në fund duket edhe mamaja e Andi Lilës e merakosur për të. Një natë e paharruar ajo për ne që ishim në stadium“, ka shkruar Blendi Fevziu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online