VIDEO/ Skena të pazakonta në Champions League! Lojtari i tregon arbitrit shenjat e dhembëve, ish-futbollisti i Milanit kafshon kundërshtarin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Të gjithë e kujtojnë kafshimin e famshëm të Luis Suarezit. Këtë herë të njëjtin veprim e ka kryer Juraj Kucka. Futbollisti sllovak ka shfaqur një nga skenat më pazakonta në një ndeshje të vlefshme për Champions League. Lojtari i Slovan Bratislavës ka lënë ekipin me 10 vetë në përballjen kundër Hesperange.

Kucka ka kafshuar në trup kundërshtarin e tij, i cili shkoi menjëherë të protestonte te arbitri. Lojtari i ekipit nga Luksemburgu i ka treguar gjyqtarit shenjat e dhembëve të Kucka-s të mbetura në trupin e tij. Arbitri në fund ka marrë vendimin për të larguar me karton të kuq ish-lojtarin e Milanit. Ndeshja mes Slovan Bratislavës dhe Hesperange përfundoi me shifrat e barabarta 1-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *