VIDEO/ Skena që tregon Deshamp i ka ikur situata nga kontrolli te Franca, lojtari nuk po i dëgjonte këshillat

Franca u mposht 6-4 nga Anglia mbrëmë në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës. Në Miami, pamë një ndeshje të paharrueshme ku pamë deri në dhjetë gola dhe në fund anglezët arritën të merrnin medaljen e bronztë. Megjithatë, ajo që është tema kryesore është qasja e lojtarëve francezë në këtë ndeshje dhe kjo vlen veçanërisht për pjesën e parë. Trikolorët dukeshin plotësisht të painteresuar në pjesën e parë të ndeshjes, gjë që dëshmohet edhe nga fakti që Anglia udhëhoqi 4:0 pas 45 minutave të para.

Gjithashtu, një detaj tjetër “zhveshi” realitetin e ekipit francez dhe tregoi se Didier Deschamps e kishte mbaruar kohën e tij në stolin e këtij ekipi. Gjatë pushimit për dehidratim, ai u përpoq t’i thoshte Rayan Cherkit se duhej të bëhej serioz dhe të përmirësonte lojën e tij, por mesfushori nuk donte ta dëgjonte fare dhe thjesht i bëri me dorë dhe kaloi pranë. Kamera e kapi atë dhe ky detaj u bë një nga temat kryesore të publikut në Francë, të cilët u neveritën nga ajo që ndodhi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/