Altin Rraklli tregon sesi Argjentina po favorizohet në Botërorin e 2026: I japin arbitra që i shkojnë në favor lojës së tyre

Altin Rraklli ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube, atje ku foli sa i përket Argjentinës dhe ecurisë së tyre në këtë Botëror. Legjenda e Kombëtares u shpreh se nuk e mbështet këtë Kombëtare për mënyrën sesi ata kanë zgjedhur që të luajnë pisët, ndërsa tregon se kjo është pjesë e identitetit të tyre futbollistik.

“Janë dy standarte, që i ka parë i madh dhe i vogël, që FIFA do të ndihmojë Argjentinën dhe se kush arsyeja unë nuk e di. Po të jap një rast konkret, ajo goditja me krahë, me bërryl e Fernandez është e qëllimshme, në drejtim të qafës. Qafa është shumë delikate more, qafa të lë të paralizuar. Domethenë është shumë e çuditshme, ai ia këput nga qafa dhe arbitri nuk i jep as karton të verdhë, ai rast aty është për karton të kuq, ai nuk jep as të verdhë.

Nuk e do topin fare lojtari i Argjentinës, nuk ka interes për topin, godet direkt në qafë, pas qafe. është dëmtim dhe rrezik paralizimi i një njeriu. Nëse ti e bën rrugë atë karshi një njeriu, të arreston policia se quhet dëmtim fizik ndaj personit, ai nuk jep as karton të verdhë. Argjentina është gjykuar gjithmonë nga arbitra që lënë lojën e fortë, në të gjitha rastet dhe kështu favorizojnë Argjentinën nga FIFA pasi kjo i shkon në favor atyre, luajnë pisët dhe jo si në Europë që janë mësuar me rregulla, si në rastin e Anglisë dhe Zvicrës”, tha Rraklli. /Sport Ekspres/