Një ish-anëtar i stafit profesional të Barcelonës, Juan Carlos Unzue, është tërhequr plotësisht nga futbolli pasi njoftoi dy vjet më parë se ishte i sëmurë rëndë. Unuze ishte ndihmësi i parë i Luis Enrique në Barcelonë dhe drejtoi ekipet e Celta Vigo dhe Girona. Megjithatë, në fund të vitit 2019, u tërhoq nga futbolli dhe menjëherë më pas zbuloi se ishte i sëmurë rëndë. Ai konfirmoi në fillim të vitit 2020 se vuante nga skleroza laterale (ALS), e cila dihet se nuk ka shërim. Pas kësaj u kuptua se Unuze nuk mund të punonte më si trajner dhe më pas mjekët i thanë se i kishin mbetur edhe katër vite jetë, gjë që tronditi opinionin futbollistik.
Unzue shfaqet rrallë në publik, por dje i ka befasuar të gjithë duke ardhur në ndeshjen mes Osasunës dhe Alaves. Eksperti 54-vjeçar prej kohësh nuk mund të ecë dhe lëviz me ndihmën e karrocës në të cilën u shfaq para fillimit të ndeshjes në fushë. Ai mori një ovacion nga tribunat e tifozëve të Osasuna ku u rrit dhe kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si lojtar. Ishte e qartë se sa emocionale ishte gjithçka për të, veçanërisht kur ai pa topin në fushë dhe bëri të pamundurën për ta goditur atë. /Sport Ekspres/
??? El reconocimiento a un grande… A LO GRANDE. ¡¡Olé tú Juan Carlos Unzué!! ?
? @CAOsasuna pic.twitter.com/OOB2W2qImK
— MARCA (@marca) April 11, 2022