VIDEO/ Skena që nuk i shkojnë një lojtari të madh, momenti kur Ronaldo nervozohet dhe përplaset fizikisht me kundërshtarët

0

Cristiano Ronaldo arriti të shënojë golin e tij të parë në kampionatin arab, por pa mundur t’i japë ekipit të tij fitoren. Goli i tij në minutat shtesë e dërgoi ndeshjen në 2-2, duke e nxjerrë Al Nassr-in me 1 pikë nga stadiumi. Por përpara këtij momenti, Ronaldo u përfshi në një përplasje me kundërshtarët.

Ammar Al Daheem rrëzohet në zonën e Al Nassr-it dhe pretendon për faull. Veprimi i tij ka nervozuar 5 herë fituesin e Topit të Artë, i cili shkon dhe vendos ta ngrejë me sforco. Kaq ka mjaftuar që lojtarët e Al Fateh-ut të shkojnë menjëherë pranë tij dhe të përplasen fizikisht. Në fund ka ndërhyrë edhe arbitri, që u tregon kartonin e verdhë të dy protagonistëve. Një skenë që nuk i shkon aspak një futbollisti të nivelit të Cristiano Ronaldo-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.