VIDEO/ Mesfushori shqiptar tund rrjetën në Gjermani, shënon golin e tretë për këtë sezon

Florent Muslija ishte protagonist në fitoren e thellë të Paderbornit. Këta të fundit mposhtën Fortunën e Dyzeldorfit me rezultatin 4-1, duke siguruar tre pikët në kampionat. Mesfushori shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 67, kur mori përsipër të ekzekutonte një penallti.

Muslija tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit dhe feston kështu golin e tij të tretë me fanellën e Paderbornit për këtë sezon. Aktualisht Paderborni renditet në vendin e katërt në Bundesliga 2 dhe po garon për t’u ngjitur në elitë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online