Skena tronditëse ka ndodhur në ndeshjen e Regionaligës në Gjermani mes Chemnitzer dhe Chemie Leipzig. Fitoren e arriti skuadra e Chemie Leipzig, me golin vendimtar që erdhi në minutën e 79-të dhe e shënoi Dannois Mast.
Megjithatë, kjo ndeshje u shënua nga një skenë e frikshme nga minuta e 26-të kur Denis Japel goditi me kokë murin. Ky 24-vjeçar ka tentuar të shpëtojë një top mes shpejtësisë, për të goditur me kokë murin. Ai u rëzua menjëherë në tokë për shkak të tronditjes së fortë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/