Ervin Skela është një nga figurat më të mëdha të Kombëtares kuqezi. Shumëkush mund ta ketë menduar pas humbjes së djeshme kohën kur ish-mesfushori dhuronte spektaklin në uniformën kuqezi. Gjithsesi, Skela është rikthyer në fushë, por jo me një skuadër profesionist.
Skela ka sfiduar mbrëmjen e djeshme Ronaldinjon, teksa braziliani me shokë ka sfiduar yjet ndër vite të Eintrahtit të Frankfurtit. Nuk kishte si të mungonte dhe një prej lojtarëve që ka dhënë shumë për skuadrën gjermane. Vlonjati luajti gjatë gjithë ndeshjes, por në fund ishte ekipi i braziliani që fitoi 5-4.
Në një stadium me mbi 20 mijë shikues mbizotëroi spektakli, me Ronaldinjon që tregoi se nuk i ka humbur akoma aftësitë e tij për të bërë magji me topin.
Sekla ka festuar ditëlindjen dje dhe nuk mund të mungonte një dhuratë për të nga legjenda braziliane dhe miqtë e tij, të cilët iu kanë firmosur bluzën pas ndeshjes.