Gianluca Mancini shkaktoi një skandal në festën e trofeut që Roma mori në Tiranë. Italianët mundën 1-0 Feyenoord në kryeqytetin shqiptar me golin e Nicola Zaniolo dhe pas ndeshjes në qendër të vëmendjes ishte mbrojtësi i skuadrës romake, Gianluca Mancini.
Me kthimin në Romë, ai shkaktoi këtë skandal të ri pas grushtave që iu dhuroi shokëve të ekipit në përfundimin e ndeshjes me Feynord. Teksa mbante trofeun në duar, Mancini nisi që të bënte disa lëvizje se.ksuale me të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/