“Do të vinë 60.000 tifozë të Liverpulit, shumica pa biletë”! Në Paris humbet një tifoz i anglezëve, sa kishte zbritur nga taksia

0

Mëngjesin e sotëm, fatkeqësisht u raportua zhdukja e një tifozi 66-vjeçar të Liverpulit në Paris. Ai u zhduk brenda natës pasi doli nga një taksi dhe u nis për në hotelin e tij. James Hargreaves, i njohur si Jimmy, ishte duke pirë në një bar. Djali i tij, i quajtur edhe Jems, thotë se e kanë humbur dhe se babai i tij nuk kishte një celular dhe nuk e kishte idenë se ku po qëndronin.

“Ai doli nga taksia 10 minuta larg hotelit dhe u zhduk”, tha djali i tij. 31-vjeçari tha se foli me policinë në Paris dhe kontrolloi baret aty pranë. Ai shkroi: “Babai im mungon. Ne qëndruam në Novotol Montreuil Vincennes, nuk mund ta gjej. Çdo ndihmë, ju lutem, na dërgoni një mesazh.”

Një ushtri e kuqe e tifozëve të Liverpool filloi të mbërrijë në Paris të enjten dhe filloi të thithë atmosferën në metropolin evropian. Policia ka konfirmuar se 6000 policë do të jenë në rrugët e kryeqytetit francez gjatë fundjavës. “Ne presim që të vijnë më shumë se 60,000 tifozë të Liverpool-it dhe rreth dy të tretat do të jenë pa bileta”, tha një zëdhënës i policisë lokale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.