Një incident i diskutueshëm ka ndezur debatet në ambientin e futbollit botëror, duke vënë në qendër të vëmendjes kombëtaren e Argjentinës dhe menaxhimin e ndeshjes nga ana e zyrtarëve. Kontestimi ka lindur gjatë një goditjeje nga këndi, moment në të cilin një prej lojtarëve argjentinas u largua për të kërkuar ndihmë mjekësore jashtë vijave kufizuese të fushës.
Ajo çka ka irrituar kundërshtarët dhe një pjesë të opinionit publik nuk është vetëm ndërhyrja mjekësore, por vendimi i arbitrit për të ndërprerë lojën dhe për të pezulluar ekzekutimin e goditjes së këndit derisa lojtari në fjalë të ishte rikthyer në pozicionin e tij ose deri në përfundim të trajtimit. Ky veprim është interpretuar si një favorizim i panevojshëm, duke ndërprerë ritmin e lojës në një moment vendimtar.
Kritikët argumentojnë se rregullorja për ndihmën mjekësore në situata të tilla është interpretuar në mënyrë tejet “fleksibël” nga zyrtarët. Në futbollin modern, ndërprerjet për dëmtime të lojtarëve, pra nëse ata dalin nga fusha, loja duhet të vazhdojë rregullisht dhe jo të ndërpritet deri në kthimin e futbollistit në fushë. /Sport Ekspres/