VIDEO | Siti bën detyrën, heq qafe Ulvsin pa probleme

Mançester Siti bën detyrën në shtëpi, teksa mposht 3-0 Ulvërhemptonin, që u dorëzua në “Etihad Stadium” pas vetëm 19 minutash, ku luante me një lojtar më pak dhe ishte në diasvantazh të një goli. Me këtë fitore ekipi i Guardiolës shkurton përsëri në 4 pikë diferencën me Liveerpuli kryesues.

Sfida nisi me këmbën e mbarë që në fillim për “Citizens”, të cilët kaluan në avantazh me anë të Gabriel Zhesus, i cili shënoi vetëm pas 10 minutash. Nëntë minuta më vonë, miqtë morën një tjetër goditje, pasi mbrojtësi Boli u ndëshkua me karton të kuq. Në fundin e pjesës së parë, konkretisht në minutën e 39-të, Zhesus shënoi golin e dytë.

Fraksioni i dytë ishte një fotokopje e së parës, vetëm me ndryshimin e vetëm, ku Siti e gjeti vetëm një herë rrugën e rrjetës, në minutën e 78-të. Ishte Koadi, i cili në mënyrë të pafat shënoi në portën e tij, duke mbyllur çdo gjë në shifrat 3-0.

Një mbrëmje ters për Ulvs, e vërtetuar edhe nga fakti se bëhet skuadra e parë në Premier Ligë këtë sezon që shkakton penallti, merr karton të kuq dhe shënon autogol. Për herë të parë prej muajit tetor Siti nuk pëson gol në shtëpi në një ndeshje kampionati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *