VIDEO/ Simulimi më qesharak në historinë e futbollit, sulmuesi i klubit anglez kërkon të vj.edhi penalltinë

Charlton-i dhe Brighton-i janë përballur dje në ndeshjen e vlefshme për Carabao Cup. Takimi ka përfunduar në baraspeshë 0-0 dhe për të përcaktuar fituesin janë nevojitur 11 metërshat, nga ku Charlton ka siguruar biletën për në fazën pasardhëse.

Kjo sfidë ka marrë vëmendje për shkak të aktrimit të tepruar nga ana e Estupinan-it. Ky i fundit kërkon të vje.dhë një penallti në minutën e 82-të të ndeshjes, çka mund t’i sillte kualifikimin Brighton-it. Por simulimi ka qenë i dukshëm dhe nuk ka arritur të  mashtrojë dot arbitrin e takimit.

Mbrojtësi kundërshtar rrëshket aksidentalisht në zonë dhe Estupinan-i kërkon të shfrytëzojë në maksimum këtë moment. Ai kërcen në ajër dhe pretendon të jetë goditur, por për gjyqtarin nuk ka asgjë më shumë se sa një simulim qesharak./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *