Simon Simoni ka luajtur ndeshjen e tij të parë zytare me fanellën e Ingolshtadtit. Portieri shqiptar u vendos mes shtyllave që nga minuta e parë përballë Kaizerslauternit. Por ndeshja nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Simonin, pasi në minutën e 3-të pësoi gol nga Mause.
Ndëkohë në minutën e 35 ishte përsëri Mause ai që dyfishoi rezultatin. Kaizerslauterni mbeti me 10 lojtarë në minutën e 49, pas daljes me karton të kuq nga Gyamerah. Epërsia numerike dha frutat e veta, teksa në minutën e 88 Malone ngushtoi shifrat në 1-2. Megjithatë, ky gol nuk vlejti për të ndryshuar fatin e takimit, teksa rezultati qendroi po 1-2 deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit. Kështu Ingolshtadti eleminohet nga Kupa e Gjermanisë që në raundin e parë dhe tani përqendrimi i vetëm mbetet kampionati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/