Simeone njihet për karakterin e tij gjaknxehtë, të cilin e ka nxjerrë në pah edhe mbrëmjen e sotme. Trajneri i Atletikos së Madridit është përplasur me drejtorin sportiv të Borusias së Dortmundit në vijën anësore të fushës. Situata mes tyre nisi në minutën e 58. Emre Xhani ishte i shtrirë përtokë dhe po kërkonte një goditje dënimi, por Atletiko e Madridit u nis në kundërsulm.
Në kampin gjerman po kërkonin ‘fair play’, i cili nuk u respektua nga pala kundërshtare. Kjo ka sjellë tension edhe jashtë fushës, duke bërë që të Simeone të kërkojë përplasje fizike me Sebastian Kehlin. Të dy i kanë ngritur tonet njëri-tjetrit dhe u nevojit ndërhyrja e ndihmës trajnerit të Atletikos dhe të deleguarit të ndeshjes për të qetësuar situatën. Sebastian Kehli tha pas ndeshjes se të dy u rrëmbyen nga emocionet, pa dhënë detaje të shumta mbi debatin mes tyre.
“Na u mblodhën emocionet në këtë ndeshje. Sot ishte për të qendruar me të tonën. Ky ishte rasti i kësaj situate. Kaq ishte. Ishte e gjitha një skenë në fushë. Ai e di, unë e di dhe më pas gjithçka u mbyll”, ka thënë Sebastian Kehli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
I hate simeone so much this man irritates me tf!!pic.twitter.com/98Y3EjVQfw
— sally ?? (@TENDl0R) April 10, 2024