VIDEO/ Silvinjo, çfarë ke bërë?! Shqipëria shpartallon Çekinë në “Air Albania”, të parët në grup dhe 2 pikë larg Gjermanisë

Silvinjo, çfarë ke bërë?! Pyetja që të gjithë çojnë nëpërmendje pas mbrëmjes së sotme. Shqipëria ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm nën drejtimin e trajnerit brazilian, teksa sot ka shpartalluar atë që shihej si një nga ekipet favorite për të shkuar në Europian. Kuqezinjtë kanë mposhtur me shifrat e pastra 3-0 Republikën Çeke në “Air Albania”.

Jasir Asani ndezi tifozerinë shqiptare që në minutën e 9 të takimit. Ish-lojtari i Partizanit veproi njësoj si me Poloninë. Mori topin, hyri nga e djathta e sulmit drejt qendrës dhe shkarkoi të majtën e tij. Topi shkoi në rrjetë, duke shtangur çekët që në minutat e para. Kundështarët e shtyjnë topin në rrjetë në minutën e 39, por sfera ishte prekur me dorë dhe arbitri i tregon kartonin e dytë të verdhë. Çekia mbetet me 10 lojtarë, duke ia vështirësuar edhe më shumë punët vetes.

Shqipëria e rrit edhe më shumë ritmin në pjesën e dytë të takimit dhe kilometrat e vrapuara shpërblehen. Taulant Seferi shkund rrjetën dy herë (51’, 73’) dhe fikson shifrat në 3-0. Por fatin e tij nuk e pati Muja, i cili arriti të shënonte golin e tij të parë, por VAR-i i shuajti festën për pozicion jashtë loje. Shqipëria merr tre pikë dhe ruan kreun e renditjes, teksa vetëm 2 pikë e ndajnë nga Gjermania. Festa është e gjitha legjitime, shijoje Shqipëri./Halit Delibashi-Sport Ekpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online