VIDEO/ “Sikur ta kishte goditur treni”! Në Itali “kryqëzojnë” stimulimin e Vlahovic që kaloi limitet: Kjo ishte e turpshme

Juventusi është mposhtur mbrëmë në shtëpi në një derbi të madh ndaj Interit me rezultat 1:0. Juventusi humbi një mundësi të madhe për të marrë pjesë në luft.ën për vendin e parë të Italisë pasi u mund në shtëpi nga Interi. Sulmuesi serb Dushan Vlahoviç, mëngjesin e sotëm, ishte shënjestër e kritikave nga publiku italian për shkak të simulimit të tij.

Në një situatë, lojtari Danilo D’Ambrosio apeloi kundër vendimit të gjyqtarit dhe ngriti duart në ajër dhe aksidentalisht e goditi Vlahovicin në fytyrë, i cili ishte pas tij, por ai nuk e pa. D’Ambrosio menjëherë i kërkoi falje Vlahovicit i cili e shikoi dhe më pas, si i goditur nga treni, ra në tokë dhe tentoi të simulonte për të marrë një karton për kundërshtarin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *