Tre vite më parë, ajo roveshatë e Ronaldos në “Allianz Stadium” kundër Juventusit do të bënte që të gjithë tifozët të dashuroheshin me golin e yllit portugez. Po të njëjtin e ekzekutim e sjell sot në kujtesë Mehdi Taremi. Kur kronometri po numëronte sekondat e fundit të lojës, futbollisti i Portos tund rrjetën me një gjuajtje spektakolare me roveshatë.
Një goditje perfekte që ndalet në trekëndëshin e portës së Chelsea-t. Por fatkeqësisht për skuadrën portugeze, kjo kryevepër e ardhur në frymën e fundit nuk mundi të sillte dot surprizën nga pas. Megjithëse triumfuan me shifrat 0-1, Porto i thotë lamtumirë Champions League-s. Chelsea fitoi takimin e parë me rezultatin 0-2, duke bërë që të sigurojnë kështu një vend për në gjysmëfinalet e kompeticionit më madhor për klube./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/KantoBale11/status/1382076214320492545