VIDEO/ Si në kohët e vjetra! Mesi dhe Ronaldo vallëzuan valsin e fundit me njëri-tjetrin, portugezi i tregon arabëve përse paguhet 200 milionë euro

Mbrëmja e sotme ka kthyer emocionet e tifozëve të Mesit dhe Ronaldos si në kohërat e vjetra. Dy ikonat e futbollit vallëzuan atë që ndoshta mund të jetë valsi i fundit me njëri-tjetrin. PSG ka luajtur një takim miqësor mes PSG-së dhe ekipit më të mirë të Rijadit. Mesi tundi rrjetën që në minutën e 3-të të takimit, por brenda pjesë së parë Ronaldo i kundërpërgjigjet dy herë, duke u treguar arabëve përse paguhet 200 milionë euro në sezon te Al Nassr.

Fillimisht portugezi barazon shifrat në minutën e 34-t nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në minutën e 6 shtesë të pjesës së parë i dërgon shifrat në 2-2. Ndeshja për yjet zgjati vetëm 60 minuta, teksa Ronaldo, Mesi dhe Mbape lënë fushën e lojës dhe u lënë hapësira më të rinjve. Takimi solli edhe 5 gola të tjerë, me rezultatin përfundimtar 4-5 në favor të klubit francez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Në ditën e sotme është duke u luajtur miqësorja mes Ryiadh All Stars dhe PSG. Pra kemi një përballje mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit. PSG do të arrijë të fitojë një shifër të frikshme monetare dhe për këtë arsye nuk mund ta refuzonte miqësoren.

Menjëherë ka ardhur goli i parë i takimit. Në minutën e tretë ishte Lionel Mesi që i dha avantazhin francezëve dhe njëkohësisht goditjen e parë Kristiano Ronaldos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online