VIDEO/ Si mund të shpjegohet? Gol fitoreje në minutën e 91 në El Clasico kundër Barcelonës, Ançeloti “i akullt” nuk lëviz nga vendi

Real Madridi ka fituar me shifrat 3-2 ndaj Barcelonës. Një ndeshje që shkaktoi shumë polemika për shkak të disa episodeve, megjithatë madrilenët kanë arkëtuar tre pikët e radhës. Goli që i dha fitoren Realit u shënua nga Bellingham.

Në minutën e 91, Bellingham arriti të shënonte një gol të bukur duke mundur Barcelonën në El Clasico. Por pavarësisht këtij realizimi, në minutën shtesë, Ançeloti tregohet edhe njëherë tjetër “i akullt” në festim duke mos lëvizur nga vendi. /Sport Ekspres/