VIDEO/ Si mund të mungonte ngacmimi? Video e Halilit, ngre titullin para autobuzit të Partizanit

Një festë e përmbajtur ishte ajo në ditën e djeshme ku Tirana u shpall kampione e Shqipërisë pas shumë vite mungese të këtij trofeu. Por pa pasur shumë thumbime me rivalin “e përjetshëm”, Partizanin.

Megjithatë një ngacmim i vogël nuk mund të mungonte edhe për këtë mendon Grent Halili, me videon e publikuar në rrjetet sociale. Titulli ngrihet nga ana e futbollistit të Tiranës teksa autobuzi i Partizanit ishte duke kaluar pas transfertës në Korçë. Sigurisht një shije aspak e mirë kjo tek të kuqtë, që ia dorëzuan trofeun bardhebluve, pasi e ngritën në qiell me Skënder Gegën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *