Nga Klaudio Ndreca
Reali i Madridit ka arritur që të fitojë me rezultatin 3-0 ndaj Valencias, me dopietën e Benzemas dhe realizimin e Asensios. Pikërisht këtu duhet edhe të ndalemi, pasi mund të quhet një çmenduri më vete. Asensio kishte marrë një dëmtim horror dhe nuk kishte luajtur që prej 11 majit të vitit 2019.
Pra rreth 11 muaj jashtë fushës së blertë, ndërsa Zidane zgjodhi që ta aktivizonte për pak minuta ndaj Valencias. Në të 73-ën do të futej dhe vetëm 30 sekonda kanë mjaftuar përafërsisht që topi të dërgohej në rrjetë, me prekjen e parë të topit. Pikërisht talenti Asensio, që e dëshmon më së miri se është rikthyer më i fortë se kurrë, për të shpërthyer si dikur me Realin e Madridit. /Sport Ekspres/
O PRIMEIRO TOQUE DE MARCO ASENSIO DA BOLA FOI ISSO AQUI CARALHO pic.twitter.com/qoAkqI4VKl
— ????. ? (@arrwxcaeta) June 18, 2020