VIDEO/ “Si bishë e tërbuar”! Armando Broja kthehet protagonist në përmbysjen e Chelseat, fitojnë kundër West Ham

Chelsea ka arritur që të fitojë në Premier League ndaj West Ham me shifrat 2-1. Londinezët e përmmbysën rezultatin në fund, ndërsa në minutën e 60 u aktivizua edhe Armando Broja. Sulmuesi shqiptar dukej “si një bishë e tërbuar” për të shfrytëzuar shansin e tij. Madje lojtari i Kombëtares ka dalë nga vetja duke ushtruar presion te kundërshtarët.

Që sapo hyri në fushën e blertë arriti që ta vendoste sadopak në kaos mbrojtjen e West Ham. Ndërkohë në golin e dytë, pas disa lëvizjeve ndaj kundërshtarit, Broja do të shërbente Chillwel që me krosimin e tij asistoi Havertz për golin e fitores. Duartrokitje ka pasur nga “Stamford Bridge” në jo pak raste për mënyrën sesi Broja paraqiste veten karshi kundërshtarëve dhe vrapimin e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online