VIDEO/ Shtylla shpëtoi Interin në frymën e fundit! Zikaltrit festojnë si të çmendur, Henry nuk i beson vetes pas penalltisë së humbur

Është mbyllur në mënyrë dramatike ndeshja e sotme mes Interit dhe Veronës. Zikatrit gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 13 me anë të Lautaro Martinezit, por loja nuk do të shkonte në të njëjtën mënyrë si nisi për ta. Thomas Henry barazoi rezultatin në minutën e 74-t dhe ndeshja u bë edhe më e vështirë për Interin.

Barazimi qendroi në fuqi deri në minutën e 93-të, kur Frattesi shtyu topin në rrjetë dhe i ktheu buzëqeshjen zikaltërve. Por nuk do të kishte paqe për skuadrën e Inzaghi-t edhe pas këtij goli. Gjashtë minuta më vonë arbitri akordon një 11 metërsh me ndihmën e VAR-it.

Henry mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, por topi i gjuajtur prej tij u ndal nga shtylla. Lojtarët e Interit nisën menjëherë festën e tyre, ndërsa Henry nuk po mundte t’i besonte syve për këtë rast të humbur. Interi fitoi kështu me rezultatin 2-1, duke ruajtur kreun e renditjes në Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online