Ernest Muçi po nis të zërë dalëngadalë vendi ne tij te Legia e Varshavës. Futbollisti shqiptar numëron tashmë 2 supergola me kampionët në fuqi të Polonisë, ndërsa gjithnjë e më shumë po merr minuta në këmbë. Mbrëmjen e djeshme sulmuesi shqiptar ishte përzgjedhur titullar kundër Vartas së Poznanit, ku tregoi klasin e tij brenda zonës rivale. Në momentin që u bë pjesë e polakëve do të krahasohen me vetë Mesin, krahasim të cilin e përligji më së miri në fushë dje.
Në minutën e 30, Muçi zotëron një top jashtë zone dhe me mjeshtëri lë në vend dy lojtarë kundështarë për të hyrë kështu brenda 16 metrave. Prej aty talenti 20-vjeçar vë në punë aftësitë e tij dribluese, teksa shmang me mjaft elegancë 2 mbrojtësa të Vartës. Menjëherë më pas tenton portën, por topi devijohet nga portieri dhe më pas ndalet në shtyllë. Ishte pikërisht kjo e fundit që i mohoi një nga golat më të bukur të karrierës.
Ky aksion ka marrë edhe vlerësimet e trajnerit të Legias, i cili pas ndeshjes është shprehur: “Nga pjesa e parë, më kujtohet aksioni fantastik i Ernest Muçit, i cili goditi shtyllën. Ishte rasti jonë më i mirë. Ernest Muçi kërkoi një zëvendësim, kështu që ne prezantuam Luquinhas, të cilin donim ta fusnim në fushë pak më vonë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/