VIDEO/ Shtang kampionët me gjuajtjen jashtë zone, Sahiti gol dhe asist në fitoren kundër Dinamos së Zagrebit

Emir Sahiti po rilind në radhët e Sibenikut. Dikur pjesë e Hajdukut të Splitit, ku i besohej vetëm një vend në ekipin e dytë, tashmë një protagonist në elitën e futbollit kroat. “Hakmarrja“ erdhi pikërisht ndaj ish-skuadrës me golin e tij të parë në kampionatin kroat, ndërsa pas atij goli ka arritur të ruajë formën mjaft pozitive me Sibenik.

Pas dopietës në takimin e fundit, një tjetër rrjetë e tundur shtohet në statistikat e Emir Sahitit këtë sezon. Sulmuesi 22-vjeçar ka shtangur kampionët në fuqi me një gjuajtje nga larg në pjesën e parë të lojës, duke zhbllokuar kështu rezultatin.

Dinamo e Zagrebit do të barazonte shifrat pak minuta më vonë, por kjo nuk do i çonte në rrugën e fitores. Në minutën e 65 lojtari shqiptar bëhet sërish protagonist. Këtë herë jo duke shënuar, por duke dhuruar asistin për golin e Juriç që do të vuloste fatin përfundimtar të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online