“Ekipi hungarez i bën ofertë lojtarit të Partizanit“, Grillo zbulon prapaskenat: Sadiku shkon në SHBA pas 5 muajsh

Komentatori i njohur, Kosta Grillo ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Sport Magazine“ të drejtuar nga gazetari Altin Sulçe, për të folur ndër të tjera edhe mbi transferimet e lojtarëve shqiptarë. Grillo ka zbuluar se futbollisti i Partizanit, Rron Broja, ka rënë në sytë e një skuadre hungareze, e cila ka shprehur interesimin e saj te klubi kryeqytetas.

“Kam një informacion që ka ardhur një ofertë nga një ekip hungarez për Brojën e Partizanit. Nuk e di të saktë se kush është emri i ekipit, por ka interes për Brojën“, shprehet fillimisht menaxheri i njohur i lojtarëve. Më tej Grillo zbulon edhe një tjetër prapaskenë, atë të Armando Sadikut. Ky i fundit befasoi me kalimin e tij në radhët e Bolivarit, por sipas komentatorit shqiptar, sulmuesi kuqezi do të kalojë në futbollin e SHBA-ve pas një periudhe 5 mujore.

“Bolivari është skuadra më e pasur. Është një skuadër që padyshim mbae nuk ka dhënë rreth 1 milionë për Sadikun, por rreth 800 mijë. Sadiku paguahej afërsisht 600 mijë deri në 700 mijë euroë në Europë, kështu që të shkosh të luash në 3 mijë metra sipër nivelit të detit, ku nuk ka oksoigjen dhe ajër, ai duhet të marri një shumë të madhe.

Historia është e tillë. Bolivari ka dy presidentë. Njëri prej tyre është presidenti i nderit, një 76-vjeçar. Por ka një 50-vjeçar, ai që është më i fuqishmi. Është një amerikano-bolivian dhe është një nga biznesmenët më të fuqishëm në SHBA. Siç thuhet, drejton një klub në Amerikë dhe pas 5 muajsh Armando Sadiku do të kalojë nga Bolivari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës“, ka zbuluar Kosta Grillo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online