VIDEO/ Shqiptarët shkëlqejnë në Turqi! Bardhi shënon dhe jep asist për 2 minuta, feston edhe Et’hemi me Topallin

Një mbrëmje me fat rezulton kjo e sotmja për futbollistët shqiptarë në Turqi. Jurgen Bardhi kthehet protagonist me Tuzlasporin, ku arrin të shënojë dhe të japë asisit në harkun kohor të vetëm dy minutave. Futbollisti shqiptar tund rrjetën në minutën e 85, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, ndërsa në të 87-n jep asistin për golin e dytë. Tuzlaspor fiton me shifrat 3-0 kundër Denizlisporit dhe hyn tashmë në zonën e “play off”-it në renditje.

Ndërkohë festë ka pasur edhe për dy lojtarë të tjerë shqiptarë. Valon Et’hemi ka shënuar me fanellën e Istanbulsporit në takimin kundër Menemensporit, ndërsa vetëm pak minuta më vonë ka gjetur golin edhe Jetmir Topalli. Skuadra nga Stambolli ishte duke udhëhequr me shifrat 2-0, megjithatë ndeshja është ndërprerë dhe mbetet për tu parë nëse do të rinisë përsëri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *