Pas lutjeve të shumta nuk fshihej dashuria, Mauro Ikardi do të mbetej trokë nëse do ndahej nga Uanda Nara

Mauro Ikardi dhe Uanda Nara ishin dy emrat më të përfolur kohëve të fundit dhe kjo jo për shkak të futbollit. Çifti ishte në prag të ndarjes, teksa sulmuesi argjentinas u përfshi në një tradhëti me Çina Suarezin.

Një akt ky që dukej i papranueshëm për Uanda Narën, e cila në fund e fali pas lutjeve të shumta të futbollistit të PSG-së. Por pas këtyre lutjeve duket se nuk fshihet dashura, por interesat personale të Ikardit. Në Argjentinë zbulojnë se në rast ndarjeje, atëherë me shumë mundësi sulmuesi do të mbetej trokë.

“Në rast të një divorci, Ikardi duhej t’i jepte Uandës 70 milionë euro. Makinat luksoze dhe pasuritë e patundshme gjithashtu janë në duart e saj. Ata kanë 7 makina dhe 5 shtëpi në Itali dhe Argjentinë”, ka thënë gazetarja Deborah D’Amato./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online